KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Putin-Erdogan bashkëpunim kundër terrorizmit në Siri

Putin-Erdogan bashkëpunim kundër terrorizmit në Siri

Ushtria ruse dhe ajo turke do të bashkëpunojnë mes tyre në luftën kundër terrorizmit në Siri. Për këtë është rënë dakord mes dy Presidenteve, Putin dhe Erdogan. Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, dhe presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, u pajtuan të forcojnë bashkëpunimin midis ushtrive të tyre në Siri, në luftën kundër terrorizmit, tha përmes një deklarate Kremlini. Putin dhe Erdogan diskutuan në telefon edhe perspektivat për kontakte të reja midis Rusisë, Turqisë dhe Iranit, në lidhje me Sirinë, thuhet në deklaratë. Zëdhënësi i Kremlinit, Dimitry Peskov, tha se është përmendur edhe mundësia e një takimi midis liderëve të të trija vendeve, raporton agjencia ruse RIA. Sipas këtij burimi, Putin dhe Erdogan diskutuan edhe situatën në provincat Afrin dhe Idlib të Sirisë.

Sicred