KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Putin : Ekonomia e Rusisë e ka kaluar recesionin
Putin : Ekonomia e Rusisë e ka kaluar recesionin

Putin : Ekonomia e Rusisë e ka kaluar recesionin

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se ekonomia e Rusisë e ka kaluar recesionin. Në një konferencë me pyetje përgjigje me qytetarët, Putini deklaroi përfundimin e krizës, duke folur për rritjen ekonomike të vendit në nëntë muajt e kaluar. Ai theksoi inflacionin e ulët dhe rritjen e rezervave valutore. Putini pranoi se ekonomia e Rusisë ende është e varur nga eksporti i lëndëve të para, por theksoi se eksportet në sektorin e mallrave jo energjetike janë në rritje. Presidenti tha se nuk ka arsye që Perëndimi të vendosë sanksione të reja ndaj Rusisë ndërkohë që qëllimi i tyre ishte që Rusia të mbetej prapa në zhvillim. Ne nuk e konsiderojmë Amerikën si armike, tha Putini gjatë një konferences, dhe mes vendeve nuk jane krijuar probleme për shkak të mosmarrëveshjeve mes lidershipit. Më shumë se një milion pyetje u dërguan për kreun e shtetit, njoftoi televizioni shtetëror rus. Emisioni, i quajtur “Linja e drejtpërdrejtë me Vladimir Putinin”, u transmetua për here të parë në vitin 2001.

Sicred