KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Putin: Duam një Bashkim Europian të bashkuar dhe të begatë

Putin: Duam një Bashkim Europian të bashkuar dhe të begatë

Presidenti rus Vladimir Putin është shprehur se Rusia nuk po përpiqet të ndajë Bashkimin Europian. Para fillimit të një vizite historike në Austri, e para që ai zhvillon në një vend të Europës perëndimore në harkun kohor të një viti, Putin tha për një stacion të Korporatës Austriake të Transmetimit ORF, se dëshironte një Bashkim Europian të bashkuar dhe të begatë, duke e quajtur bllokun partnerin më të rëndësishëm tregtar dhe ekonomik të Rusisë. “Sa më shumë probleme në zemër të BE-së, aq më shumë rreziqe dhe probleme ka për ne. Kemi nevojë të ndërtojmë bashkëpunimin me BE-në. Nuk kemi synim të ndajmë ndonjë gjë apo ndokënd në BE” theksoi presidenti rus.
Ai gjithashtu hodhi poshtë raportimet se ekzistojnë lidhje mes partisë së tij Rusia e Bashkuar dhe partisë austriake të ekstremit të djahtë Partia e Lirisë. Presidenti rus takohet sot me homologun e tij austriak Van der Bellen, kancelarin Kurz si dhe biznesmenë. Pjesë e diskutimeve janë edhe sanksionet europiane, të vendosura ndaj Rusisë për shkak të aneksimit të Krimesë dhe mbështetjes që ajo u jep separatistëve në Ukrainën Lindore.

Sicred