KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Putin; Armëpushimi
Rusi, Putin kryeson në zgjedhjet presidenciale

Putin; Armëpushimi

Grupet e qeverisë dhe rebelëve sirianë kanë rënë dakord për një armëpushim si dhe për të rifilluar bisedimet e paqes, ka njoftuar zyrtarisht sot Presidenti rus Vladimir Putin. Armëpushimi pritet të hyjë në fuqi mesnatën e sotme. “Marrëveshja që ne kemi arritur është shumë e brishtë, sic mund ta kuptojmë të gjithë. Ajo kërkon një vëmendje të veçantë, durim, qëndrim profesional dhe kontakte të vazhdueshme me partnerët tanë”, tha Putin pas një takimi me ministrin e jashtëm rus. Marrëveshja, e cila u njoftua më parë nga Turqia, është detajuar në tre dokumente, tha Putin. “I pari është nënshkruar nga qeveria siriane dhe opozitëa siriane për të ndaluar armiqësitë në territorin e Republikës Arabe të Sirisë. E dyta është një sërë masash për të kontrolluar armëpushimin. Dokumenti i tretë është një deklaratë e qëllimit të marrëveshjes , ” shtoi presidenti rus. Ministri i jashtëm turk tha më parë se Turqia dhe Rusia do të veprojnë si garantuese të kësaj marrëveshjeje. Dy vendet kanë mbështetur anë të kundërta të këtij konflikti.

Sicred