KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Putin akuzon Rodçenkov për skandalin e dopingut

Putin akuzon Rodçenkov për skandalin e dopingut

Presidenti rus Vladimir Putin ka thënë se Grigori Rodçenkov, ai që zbuloi skandalin e dopingut të atletëve rusë, është një “idiot”. Ai ka nuk duhet të besohet ka shtuar Putin, ndonëse pranon se ka pasur “raste” të përdorimit të dopingut. “”Ata që e kanë besuar këtë idiotin Rodçenkov, – tha Putini, duke iu referuar SHBA, ku edhe ndodhet Rodçenkov. – Ai ka patur probleme me ligjin, madje u përpoq të bëjë edhe vetëvrasje. Pra të gjitha këto tregojnë se ai ka qenë një njeri me probleme. Gjithçka që u përfol u bazua në dëshminë e këtij njeriu, pra a mund t’i besohet atij?” – tha Putin në një takim me mbështetësit e tij në Moskë. Presidenti rus nuk ka komentuar në mënyrë specifike për pretendimet e fundit nga Rodçenkov, i cili ka thënë se ka qenë Putin personalisht që ka urdhëruar programin e dopingut, e për të gjitha është informuar nga ish-ministri i sporteve Vitaly Mutko. Rodchenkov është ish-kreu i laboratorit anti-doping të Moskës i cili u arratis në Shtetet e Bashkuara në 2016 pas vdekjes së papritur të dy zyrtarëve të lartë nga agjencia anti-doping e Rusisë. Ai tani është i kërkuar në Rusi si pjesë e një hetimi. Kremlini më herët tha se pretendimet e tij të fundit ishin “shpifje” pa prova. Rusia është ndaluar të marrë pjesë në Olimpiadën e Dimrit 2018 dhe Paralimpikët edhe pse atletët individualë që dëshmojnë se janë të pastër mund të konkurrojnë nën kushte strikte dhe nën një flamur neutral. Rusia u pezullua në gusht 2016, pas zbulimeve të dopingut të sponsorizuar nga shteti, të zbuluara në një raport nga Richard McLaren në emër të Agjencisë Botërore Anti-Doping (WADA).

Sicred