KRYEFAQJA » LAJME » Ekonomi » Punonjësit e UPTHN vazhdojnë protestat
UPTH Ballsh në kolaps

Punonjësit e UPTHN vazhdojnë protestat

Punonjësit e Uzinës së Përpunimit të Thellë të Naftes në Ballsh vazhdojnë të protestojnë për mosmarrjen e pagave prej dhjetë muajsh. Mbi 800 punonjës të kësaj rafinerie kanë hyrë të mërkurën me forcë në mjediset e Termocentralit duke tentuar të ndalojnë energjinë, por janë ndaluar nga policia. Historia e protestave zë fill që vitin e shkuar e megjithate deri tani nuk është afruar asnjë zgjidhje as për pagesën e prapambetur dhe as për rikthimin në punë të punonjësve. Javën e kaluar punonjësit e naftës protestuan gjatë përpara selisë së qeverisë, por situata vazhdon të jetë e rëndë. Uzina e Përpunimit të Thellë të Naftes në Ballsh ka ndalur punën prej muajit gusht 2015, pasi kompanisë azere Heaney Assets Corporation që është pronare e uzinës iu bllokuan llogaritë bankare për shkak të detyrimeve të papaguara. Deri në atë kohë, uzina përpunonte 3000 ton naftë në 24 orë, ndërsa kishte filluar të prodhonte edhe bitum.

Sicred