KRYEFAQJA » LAJME » Ekonomi » Punonjësit e UPN të Ballshit në protestë para ministrisë: Duam paratë tona!
Çështja ARMO, IRTC garanton pagat e nëntorit, por protestuesit dyshojnë

Punonjësit e UPN të Ballshit në protestë para ministrisë: Duam paratë tona!

Mes shiut dhe të ftohtit, që prej mbrëmjes së djeshme disa dhjetra punonjës të UPN të Ballshit, po protestojnë para ministrisë së energjisë dhe insfrastrukturës. Të lodhur dhe të raskapitur nga udhëtimi i gjatë nga Fieri në Tiranë dhe pasi kanë kaluar shumë peripeci, ata shprehen këmbëngulës se nuk do të largohen nga ministria pa marrë pagën e muajit nëntor dhe detyrimet e tjera financiare të akumuluara ndër vite nga kompania që menaxhon uzinën. Një grup sindikalist po zhvillon bisedime me zyrtarë të lartë, ndërsa forcat e policisë janë vendosur si kordon mes ministrisë dhe protestuesve. “Duam paratë tona! Nuk lëvizim prej këndej” thonë protestuesit. Sipas tyre gjatë udhëtimit për në Tiranë policia i ka ndaluar dhe i ka zbritur nga autobuzi, pasi sipas saj automjetet kanë qenë pa liçensë.  Kjo i ka detyruar ta kryejnë udhëtimin e protestës në këmbë dhe shiu i ka shoqëruar gjatë rrugës.
Një ditë më parë Ionian Refining & Trading Company – ( IRTC ) që menaxhon rafinerinë, në një deklaratë bëri të ditur se kjo situatë e vështirë është krijuar pasi gjatë vitit 2017 Rafineria e Ballshit eshte fikur 10 here per shkak te mos furnizimit me nafte bruto. “Furnizuesi yne kryesor, njeheresh dhe furnizuesi i vetem ne treg me nafte bruto nuk na e ka bere kete gje te mundur. Ai preferon te eksportoj naften ne tregun e huaj sesa te furnizoj rafinerite vendase. Kjo eshte arsyeja e vetme pse shoqeria IRTC nuk arrin te operoje ne Rafinerine e Ballshit dhe rrjedhimisht te permbushe detyrimet e saj me punonjesit dhe nenkontraktoret e saj” spjegoi IRTC. Më tej në deklarate shoqëria shton se shpreson në mbështjejen e autoritetit të konkurencës në trajtimin e kësaj çështje me prioritet absolut dhe se do të ndjekë të gjitha hapat ligjore për të garantuar të drejtën e saj dhe dëmshpërblimin që i takon për situatën në të cilën ndodhet ajo dhe punonjësit.

Sicred