KRYEFAQJA » LAJME » Punonjësit e Rafinerisë Fier në protestë pas 3 muajsh mosmarrje rrogash

Punonjësit e Rafinerisë Fier në protestë pas 3 muajsh mosmarrje rrogash

Pas aktit të 62 vjeçarit Agim Myrdini i cili tentoi të vetëhidhej nga oxhaku i Rafinerisë për shkak të mosmarrjes prej 3 muajsh të pagave, punonjësit e Rafinerisë në Fier, kanë dalë sërish në protestë. Ata janë shprehur të zhgënjyer pasi ju premtua marrja e pagave, por sot ata kanë marrë vetëm pagën e një muaji. Punonjësit janë shprehur se ata do të vijojnë protestën deri në zgjidhjen e problemit dhe marrjen fund të kësaj situate. Punonjësi 62 vjeçar Agim Myrdini, i cili para disa ditësh tentoi të hidhej nga oxhaku 40 metra i lartë i Rafinerisë sot ka mbetur jashtë portës së uzinës. Ai është shprehur se i mori 3 pagat e prapambetura por nuk ka marrë sigurimet shoqërore dhe nuk i bëjnë kontratën e punës. Naftëtarët i kanë bërë thirrje qeverisë të bëjnë transparencën për kompaninë ARMO dhe Ministrisë së Financave që të kthejë kokën e të vendosë për fatin e kësaj uzine.

Sicred