KRYEFAQJA » LAJME » Ekonomi » Punonjësit e naftës vazhdojnë protestën
Punonjësit e naftës vazhdojnë protestën

Punonjësit e naftës vazhdojnë protestën

Punonjësit e Kombinatit të Përpunimit të Naftës në Ballsh dhe Uzinës së Përpunimit të Naftës në Fier, e hëna i ka gjetur sërish para dyerve të institucioneve në pritje të zgjidhjes së hallit të tyre. Duke qenë se Institucioni i Prefektit është përfaqësuesi i qeverisë në nivel lokal, ata tentuan të trokasin pikërisht në dyert e këtij intitucioni. Janë afro 1 mijë punonjës të sektorit të naftës në Ballsh e Fier, që prej kohësh protestojnë për pagat dhe sigurimet e papaguara të 14 muajve gjatë viteve 2015- 2016, si dhe kërkojnë rihapjen e Uzinës së Përpunimit të Naftës në Ballsh pas largimit të IRTC kompanisë investuese dhe administruese në këto rafineri.

Sicred