KRYEFAQJA » LAJME » Ekonomi » Punonjësit e naftës thërrasin në interpelancë kryeministrin Rama
Punonjësit e naftës thërrasin në interpelancë kryeministrin Rama

Punonjësit e naftës thërrasin në interpelancë kryeministrin Rama

Punonjësi e UPTHN në Ballsh po zhvillojnë përmes Platformës së Bashkëqeverisjes me Njerëzit, një interpelancë me kryeministrin Edi Rama dhe ministrat Damian Gjiknuri dhe Arben Ahmetaj. Në vemendje janë shqetësimet e tyre lidhur me rivënien në punë të rafinerisë dhe marrjen e pagave e pagesave të prapambetra. Interpelanca u zhvillua me videokonferencë, por sipas modelit të interpelancës parlamentare. Kryeministri Rama ka premtuar statusin e përshpejtuar të naftëtarit, punëtorëve të naftës që protestojnë prej disa kohësh për marrjen e pagave. Kreu i ekzekutivit tha se në kushtet e pronësisë së ndërmarrjes nga banka për shkak të borxheve të pronarit të dikurshëm Taçi, shteti mund të rregullojë e kërkojë ligjshmërinë e menaxhimit, ndërkohe që sipas tij raportet e tjera janë mes punonjësve e ndërmarrjes.
Kjo është e para interpelancë e këtij modeli në platformën www.shqipëriaqëduam.al. Çdo grup interesi e komunitet, që ka një çështje konkrete me interes publik, për të ngritur në qeveri, mund të regjistrojë kërkesën interpelancë me ministrin përkatës apo kryeministrin.

Sicred