KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Punonjësi i Twitter bllokon faqen e Trampit
Punonjësi i Twitter bllokon faqen e Trampit

Punonjësi i Twitter bllokon faqen e Trampit

Llogaria në Twitter e Presidentit të SHBA Donald Trump u mbyll për pak kohë të enjten, por u rikthye sërish, tha kompania e mediave sociale. Llogaria ishte jashtë funksionit për 11 minuta dhe Twitter po e heton këtë rast. Trump, i cili është një përdorues aktiv i Twitter me 41.7 milionë ndjekës, nuk ka komentuar mbi këtë çështje. Të enjten në mbrëmje, vizitorët në faqen e Trumpit për një kohë të shkurtër mund të shihnin vetëm një mesazh që lexonte “Na vjen keq, kjo faqe nuk ekziston!” Pas rikthimit të llogarisë, postimi i parë i Trump ishte në lidhje me planin e shkurtimit të taksave të Partisë Republikane. Twitter tha se po hetonte dhe ndërmori hapa për të shmangur përsëritjen e problemit. Më pas tha në një postim: “Nëpërmjet hetimit tonë ne kemi mësuar se kjo është bërë nga një punonjës i mbështetjes së klientëve të Twitter që e bëri këtë në ditën e fundit të punës. Ne po kryejmë një rishikim të plotë të brendshëm”. Trump u bashkua me Twitter në mars 2009.

Sicred