KRYEFAQJA » LAJME » PUNIMET NË PAZARIN E GJIROKASTRËS NXJERRIN ELEMENTË TË RINJ

PUNIMET NË PAZARIN E GJIROKASTRËS NXJERRIN ELEMENTË TË RINJ

Punimet për restaurimin e pazarit karaktersitik të Gjirokastrës kanë nxjerrë elementë te rinj. Gjatë realzimit të këtij investimi në një godinë të rënuar janë evidentuar katet e nëndheshme me sterën e ujit dhe kanalizimet për të cilat është kërkuar ndërhyrje në projekt, ndërkohë gjatë pastrimit të ambienteve të ish klubit ”Luftëtari” firma që po zbaton këtë investim pritet të zbujojë kinemanë verore.

Sipas drejtuesit të kantireit, Jorgo Xuhano, punimet po ecin me ritme të kënaqshme ku janë ngritur dhe skelat edhe në bllokun 7 në pazarin karakteristik. “Ne kemi dalë tani në kuotën zero, dhe siç e shikoni, na ka dalë tabani i objektit, na ka dalë më në pah stera, na kanë dalë tubat e shkarkimit të ujrave siç kanë qënë në atë kohë, jo sot, dhe për këtë, presim një projekt të detajuar nga studio, për të vazhduar punimet.”

 Ndërtimi i Pazarit do të mundësojë përfshirjen e kësaj zone në një nga sitet më të rëndësishme turistike të rajonit. Banorë dhe përfaqësues të biznesve që ushtrojnë aktivitet në këtë pjesë të qytetit të gurtë.

Projketi për rijetëzimin e Gjirokastrës është një financim në vlerë 3.2 milionë $

Sicred