KRYEFAQJA » LAJME » Ekonomi » Punësimi, Rama kërkon 25 mijë punësime brenda vitit
Punësimi, Rama kërkon 25 mijë punësime brenda vitit

Punësimi, Rama kërkon 25 mijë punësime brenda vitit

Qeveria shqiptare i është rikthyer edhe një herë problemeve të punësimit. Ka qenë vetë kryeministri Edi Rama që u ka vendosur zyrave të punësimit në 61 bashkitë e vendit, objektivin për punësimin e 25 mijë të papunëve brenda vitit 2018. “Për çdo drejtor dhe punonjës objektiva të cilat do të maten çdo muaj. Kush do përmbushë objektivin do mbajë punën kush jo të hapë krahun dikujt tjetër. Mbi bazën e këtyre objektivave është vendosur shënjestra e 25 mijë të punësuarve që janë të regjistruar si punëkërkues të papunë në zyrat e punës nga zyrat e punës” paralajmëroi zoti Rama gjatë një takimi në kryeministri.
Sipas tij “25 mijë persona që kanë dalë nga ndihma ekonomike apo jo, dhe që janë të gatshëm të punojnë duhet të hyjnë në punë vetëm nga Zyrat e Punës është plotësisht e realizueshme muaji mars na e tregon këtë. Muaji mars jemi brenda objektivit. Objektiv me patjetër që të realizohet” tha zoti Rama.
Kryeministri ofroi një skemë ku shteti do të ndërhynte për të lehtësuar problemin. “Janë 10 mijë mundësi, njerëz, që duan të punojnë, por refuzohen nga punëmarrësit për shkak se nuk kanë aftësinë tekniko profesionale. Ata i kanë të hapura dyert edhe me pagesë. Ne do ti paguajmë ata që duan punë dhe të cilët janë të gatshëm që për të marrë punën do të trajnohen. Ne do ti paguajmë më shumë sesa mesataren e ndihmës ekonomike. Do ti paguajmë me gjysmën e pagesës së papunësisë dhe me një shumë që është e barabartë me atë që marrin të gjithë nga ndihma ekonomike” tha zoti Rama.

Sicred