KRYEFAQJA » LAJME » Punësimi i romëve, sfidë për Ballkanin

Punësimi i romëve, sfidë për Ballkanin

Vendet e Ballkanit perëndimor janë përballë sfidave të shumta në rrugën e integrimit europian. Një prej tyre është dhe tregu i punës. Ndonëse punësimi ka një rritje të lehtë gjatë viteve teëfundit, kur vjen fjala tek komunitete të veçanta siç janë romët, sfida behet edhe më e vështirë. Në 6 vendet eb Ballkanit perëndimor komuniteti rom vijon të mbetet i diskriminuar dhe vuan nga papunësia e lartë. Aktualisht niveli i punësimit të romëve arrin në 16.5% ndërkohë që me anetarësimin në BE ky nivel duhet të jetë të paktën 25%.

Orhan Usein kryetar, Roma Integration 2020 RCC u shpreh: ” Niveli i papunësisë tek popullsia rome është shumë i lartë. Është dy apo tre herë më shumë se sa niveli i përgjithshëm i papunësisë. Niveli i punësimit të romëve në vendet e Ballkanit perëndimor është 16,5% ndërsa punësimi i përgjithshem i popullatëes në rajon 41.57%. Ka disa arsye për këtë situatë. Romët janë më pak të arsimuar se pjesa tjetër e popullsisë. Ata diskriminohen, nuk përfitojnë nga politikat publike të punësimit. Dhe arsyeja e konferencës sot është të shohim një hap përpara dhe të shohim se si kjo situatë mund të menaxhohet më mirë për ti ardhur në ndihmë komunitetit rom. Pasi diskriminimi në tregun e punës për komunitetin rom është shumë i lartë.”

Edhe pse vitet e fundit punësimi është rritur në vendet e Ballkanit perëndimor sërish rritja nuk është përkthyer njësoj në të gjashta vendet.

Vanja Ivosevic, eksperte e lartë RCC: “Vendet e Ballkanit perëndimor kanë rikuperuar disi sa i përket punësimit krahasuar me vitin 2016. Në kemi parë një rritje të nivelit të punësimit në përgjithësi. Por gjithsesi rritja nuk është pëkthyer njësoj në popullatën e vendeve të Ballkanit perëndimor. Dhe ajo që ne duam të diskutojmë sot është për një grup që ka vuajtur më shumë diskriminimin në tregun e punës dhe situatën me të cilën romët përballen sot.”

Konferenca rajonale për punësimin e romëve ka disa objektiva specifike, ku më kryesorja është të adresojë rekomandime rajone në masat e mundshme efektive të punësimit të romëve.

“Integrimi Romëve 2020” nisi në qershor të vitit 2016 nga Këshilli për Bashkëpunim Rajonal (RCC), Fondacionet e Shoqërisë së Hapur (OSF) dhe Komisioni Evropian (KE). Projekti po zbatohet në ekonomitë e Ballkanit Perëndimor dhe ne Turqi. Njësisë së Veprimit për Integrimin e Romëve të Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal (RCC) 2020 (RI2020) i është dhënë mandati që të punojë me qeveritë për zhvillimin e standardeve rajonale për buxhetimin e politikave të integrimit të romëve dhe buxhetin kryesor që është përgjegjës për integrimin e romëve.”

Sicred
WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com