KRYEFAQJA » LAJME » Punësimi i komunitetit LGBT, shifrat jo optimiste

Punësimi i komunitetit LGBT, shifrat jo optimiste

2017-a e gjen sërish shoqërinë shqiptare në një pikë kritike sa i takon mosdiskriminimit të personave LGTB në stadin e marrjes në punë. Studimi i realizuar nga HeadHunter për këtë temë raporton ende përqindje shumë të ulëta dhe hapa shumë të vegjël përpara krahasuar me një vit më parë kur flitet për politika mbrojtëse nga diskriminimi për personat LGTB apo politikat rekrutuese të tyre. Kështu vetëm 4 % e kompanive raportojnë se i kanë të përmendur në mënyrë specifike punëkërkuesit LGTB në politikat e tyre rekrutuese ndërsa vetëm 6 % e tyre kanë formular aplikimi dhe pyetje interviste që janë miqësore ndaj këtyre personave. E ndërsa shifrat nuk janë optimiste, inkurajuese janë efektet e punësimit në jetën e personave LGBT. “Unë ktë vit i jap shumë rëndësi të qënit i punësuar. Eksperienca jonë ka treguar që rreth 50 të rinj dhe të reja nga komuniteti që janë punësuar tashmë kanë një jetë më të shëndetshm. Ata janë të integruar dhe familjet kanë filluar ti pranojnë”. Referuar këtyre shifrave shefi i zyrës së KiE për vendin tonë Klaus Nojkir , nënvizon rëndësinë që BE i jep trajtimit të barabartë të personave të kësaj kategorie në proceset integruese. Ai cilësoi si shqetësuese ritmet shumë të ulëta të avancimit të shoqërisë shqiptare në këtë pikë duke rekomanduar zbatimin e politikave sanksionuese përballë vullnetit të munguar .

Sicred