KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Puerto Riko voton për tu bërë shteti i 51-të i Amerikës

Puerto Riko voton për tu bërë shteti i 51-të i Amerikës

Puerto Riko ka votuar për t’i kërkuar Kongresit të bëhet shteti i 51-të i Amerikës. Më shumë se 97% e votuesve thanë se preferonin përpjekjen për t’u bashkuar me SHBA-në, duke u bërë të pavarur ose duke mbetur një territor vetëqeverisës. Megjithatë, vetëm 23% e elektoratit u paraqit për të hedhur votat, mes bojkotit të opozitës, ndersa rezultatet e tij nuk janë të detyrueshme. Vendimi përfundimtar nuk është në duart e tyre, por në duart e Kongresit të vendit. Ish-kolonia spanjolle ka mbajtur edhe më parë një referendum për të marrë nënshtetësinë amerikane, por shumica absolute e votave nuk u mor parasysh nga kongresi. Afro 30% e të gjithë votuesve kanë hedhur fletëvotime të pavlefshme, një situatë që krijoi dyshime rreth legjitimitetit politik të votës.

Sicred