KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Puerto Riko, pa energji elektrike dhe ujë

Puerto Riko, pa energji elektrike dhe ujë

Pothuajse një javë e gjysëm pasi uragani Maria shkatërroi Porto Rikon, rreth gjysma e 3.4 milionë banorëve të ishullit ende nuk kanë ujë të pijshëm. Gjithashtu, autoritetet lokale dhe federale thonë se energjia mungon për gati 95% të ishullit. Presidenti amerikan, Donald Trump vazhdoi kritikat e ashpra në Twitter, drejtuar ndaj kryetares së Bashkisë së San Huanit. Carmen Yulin Cruz, që ka qenë kritike ndaj përpjekjeve të qeverisë pas uraganit. “Ne kemi bërë një punë të mrekullueshme në një situatë shumë të vështirë në Porto-Riko. Përveç Lajmeve të Rreme ose mosmirënjohësve të motivuar politikisht, njerëzit po fillojnë ta kuptojnë se sa punë është bërë edhe nga ushtria jonë e jashtëzakonshme”, shkruante Trump në Twitter. Gjatë një seance informuese, Guvernatori i Porto Rikos, Ricardo Rossello, tha se kanë mbërritur sasi të konsiderueshme ushqimesh dhe uji, të cilat do t’i shpërndajë qeveria. Megjithatë, jeta në ishull është e vështirë, ndërsa banorët presin në vapë në radhë të gjata për të marrë karburant, ushqim dhe para të thata. Guvernatori njoftoi se janë rihapur tashmë shumica e spitaleve dhe janë rilidhur pjesa më e madhe e telefonisë tokësore. Megjithëse po vazhdon pastrimi i rrugëve, ka ende komunitete nuk ndihmat nuk arrijnë dot për shkak të bllokimit të rrugëve, si dhe mungesës së mjeteve dhe shoferëve.

Sicred