KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Publikohet takimi i Pompeo me liderin koreano-verior Kim Jong Un

Publikohet takimi i Pompeo me liderin koreano-verior Kim Jong Un

Jo shumë amerikanë kanë shtrënguar duart me liderin koreano-verior Kim Jong Un, por Majk Pompeo, i cili tashmë është sekretar amerikan i shtetit e ka bërë ndërkohë një gjë të tillë. Shtëpia e Bardhë publikoi fotot e takimit mes dy personaliteteve, i cili u zhvillua në mënyrë të fshehtë gjatë pashkëve. Pompeo zhvilloi vizitën e tij në Korenë e Veriut gjatë kohës që ishte drejtor i CIA-s, para se të betohej dje sekretar shteti. Pamjet janë dhe fotot e para të një takimi diplomatik mes dy vendeve. Ishte zëdhënësja e shtëpisë së Bardhë, Sara Sendërs, ajo që i publikoi fotot në tuiter. Sipas saj, Pompeo do të bëjë një punë të mrekullueshme për të ndihmuar presidentit Tramp të udhëheqë përpjekjet për të denuklearizuar gadishullin korean. Vetë presdienti Tramp foli për ekzistencën e fotos gjatë një interviste të dhënë mëngjesin e djeshëm. – Do të kemi foto të pabesueshme të Pompeos dhe Kim që takohen dhe flasin. Do të më pëlqente t’i publikoja ato. Nuk është një ide e keqe, u shpreh ai. Bota është në pritje të detajeve të takimit mes Tramp dhe Kim, për të cilin presidenti amerikan është shprehur se mund të ndodhë në fund të majit ose në fillim të qershorit. Vendondodhja nuk është konfirmuar akoma, por Zvicra, Suedia, Singapori ose Mongolia janë vende që janë sugjeruar për takim nga zyrtarët amerikanë.

Sicred