KRYEFAQJA » LAJME » Publikohet lista e fituesve në universitete

Publikohet lista e fituesve në universitete

Institucionet e arsimit të lartë në vend kanë publikuar listat e të gjithë të rinjve që kanë fituar të drejtën për të vijuar studimet e larta. Në listë përfshihen edhe aplikantët e tjerë të cilët ndodhen poshtë vijës së kuqe, por të renditur sipas pikëve të përfituara. Zv. Ministri i Arsimit Gerti Janaqi ka sqaruar së nëpërmjet portalit U albania , kandidatët mund t ndjekin në kohë reale renditjen e tij, shanset që ka për tu pozicionuar në fazat e mëvonshme, si dhe të monitorojë gjithë procesin e regjistrimit. Rektori i Universitetit të Tiranës, Mynyr Koni, në një dalje publike për mediat sqaron se fituesit për institucionin që ai drejton rezultojnë të jenë rreth 5630 kandidatë, shifër kjo që korespondon me numrin e kuotave që ka ofruar UT . Pas dy ditësh mbasi të kenë përfunduar edhe regjistrimet dhe aplikuesit të kenë bërë zgjedhjen e tyre do të bëhet edhe ulja e vizës se kuqe, duke u dhënë shansin për të fituar, edhe atyre që ende nuk janë klasifikuar fitues. Regjistrimi i të gjithë fituesve duhet të bëhet online dhe fizikisht në fakultet ku kanë fituar të drejtën e studimit.