KRYEFAQJA » LAJME » Publikohen emrat e kandidatëve prokurorë për Këshillin e Lartë të Prokurorisë
Publikohen emrat e kandidatëve prokurorë për Këshillin e Lartë të Prokurorisë

Publikohen emrat e kandidatëve prokurorë për Këshillin e Lartë të Prokurorisë

Prokuroria e Përgjithshme ka publikuar emrat e 19 kandidatëve zyrtarë për Këshillin e Lartë të Prokurorisë, një nga organizmat kryesorë që do të ngrihen për të ndërmarrë Reformën në Drejtësinë shqiptare. Një komisioni administrativ i Prokurorisë së Përgjithshme ka vlerësuar të gjithë aplikantët, duke çmuar se ata plotësojnë kushtet formale për të kandiduar për pozicionin e anëtarit në këtë strukture të re. Por sipas ligjit shqiptar në Këshillin e Lartë të Prokurorisë do të jenë vetëm 6 anëtarë prokurorë. Gjithnjë sipas ligjit 1 anëtar nga Prokuroria e Përgjithshme, 2 anëtarë nga Prokuroritë e Apelit dhe 3 anëtarë nga Prokuroritë e Rretheve Gjyqësore. Këshilli i Lartë i Prokurorisë do të përbëhet nga 11 anëtarë, 5 prej të cilëve do të jenë jashtë strukturës së institucionit të Prokurorisë.

Emrat e 19 kandidatëve zyrtarë për Këshillin e Lartë të Prokurorisë

Nga Prokuroria e Përgjithshme
1. Anila Leka- Prokuror në Prokurorinë e Përgjithshme
2. Kostaq Beluri- Prokuror në Prokurorinë e Përgjithshme
3. Ramadan Troci- Prokuror në Prokurorinë e Përgjithshme

Nga Prokuroritë e Apelit
4. Luan Kaloci- Prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Apelit Tiranë
5. Bujar Hoti- Prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Apelit Durrës
6. Arben Dollapaj- Prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Apelit Shkodër
7. Besa Nikehasani- Prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Apelit Shkodër

Nga Prokuroritë e Shkallës së Parë
8. Adriatik Cama- Prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë
9. Antoneta Sevdari- Prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë
10. Arben Nela- Prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë
11. Dritan Rreshka- Prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë
12. Shpetim Kurti- Prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë
13. Besnik Muci- Prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës për Krimet e Rënda
14. Gentian Osmani- Prokuror pranë Gjykatës për Krimet e Rënda
15. Besnik Cani- Prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan
16. Elsion Sadiku- Prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë
17. Dritan Prenci- Prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës
18. Arta Marku- Prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër
19.Vatë Staka – Prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër

Sicred