KRYEFAQJA » LAJME » Bota » PSG “rrëmben” 3 çmimet e vitit

PSG “rrëmben” 3 çmimet e vitit

Dominimi i PSG në Ligën franceze këtë sezon u reflektua edhe në çmime, kur Mbappe u emërua lojtar i ri i vitit. “Unë kam pasur një sezon të mirë, – tha 19-vjeçari. – Kam ndryshuar shumë gjëra në jetën time me ardhjen në Paris. Duhet të përshtatem menjëherë sepse në klubet si PSG-ja ke shumë kohë për këtë”. Mbappe, erdhi te PSG-së nga Monako në formë huazimi që nga gushti i vitit të kaluar. Por lojtari do të bëhet i skuadrës pariziene këtë verë për shifrën prej 180 milionë euro. Mbappe, i cili ka shënuar 13 gola, fitoi të njëjtin çmim vitin e kaluar kur ndihmoi Monacon për titullin. Ndërsa Emeri, i cili do të largohet nga PSG në fund të sezonit, fitoi çmimin trajneri i vitit. Në vend të tij do të emërohet Tomas Tushel, i cili ka drejtuar Borusian e Dortmundit. Çmimin e tretë, si lojtari i vitit, e mori Nejmar. Pasi ka marrë çmimin braziliani nuk ka dashur t’u përgjigjet pyetjeve të gazetarëve, për të ardhmen e tij. “Ne flasim për këto gjëra sa herë që hapet fjala për transferimin – tha ai. – Të gjithë e dinë pse kam ardhur këtu, cilat janë objektivat e mia. Tani për tani, objektivi im është Kupa Botërore, dhe nuk dua të flas për transferimet. Kam gjithë jetën time, që më pyesin vetëm për transferimet, e më duket pas e bezdisshme”. Ndërkohë që presidenti i klubit Nasser Al-Khelaifi këmbëngul se nuk ka asnjë mundësi që Neymar të largohet. Ylli brazilian i Paris Sën Zhërmenit, e mori çmimin pavarësisht mungesës së tre muajve të fundit gjatë sezonit për shkak të dëmtimit. Lojtari më i shtrenjtë në botë ka shënuar 19 gola në vetëm 20 ndeshje në ligë për PSG para se të dëmtohej. Kur u rikthye në Francë në fillim të këtij muaji, filluan spekulimet se ai mund të largohen nga PSG. “Unë jam shumë i prekur dhe shumë i lumtur me sezonin që kaluam. Eshtë një nder për mua që marr këtë çmim, por dua të theksoj se pa shokët e mi, kurrë nuk do ta kisha marrë këtë çmim”, – tha 26-vjeçari. Nejmar ia dorëzoi çmimin bashkëlojtari i tij i shquar Ronaldo. Në garën për çmimin lojtari i vitit në Francë, Nejmar mundi dy shokët e tij të skuadrës, Cavanin me 28 gola, dhe Mbappe.

Sicred