KRYEFAQJA » LAJME » Kulturë » Pse Kazantzakis nuk e mori kurrë çmimin Nobel!

Pse Kazantzakis nuk e mori kurrë çmimin Nobel!

Shqipëria dhe Greqia në gjuhët e tyre të ndryshme kanë nxjerrë dy shkrimtarë të mëdhenj, të admiruar dhe lexuar në gjithë botën por të pavlerësuar me një çmim Nobel për Letërsi. Nikos Kazantzakis dhe Ismail Kadare janë të lartësuarit dhe të mallkuarit e mëdhenj edhe të popujve të tyre, ndaj pikëtakimi duket si një mallkim tipik mesdhetar edhe për studiuesin Stavros Dagios i cili ishte i pranishëm në konferencën “Shumëdimensionali Kazantzakis” të zhvilluar në COD. “ Numri i gjuhëvë të huaja që janë përkthyer në botë dhe gjithashtu botimet dhe ribotimet e veprës së tyre përfaqësojnë një statistikë pathuajse të përbashkët. Letrat denoncuese që janë bërë si për njërin shkrimtar, madje për Kazantzakis kamë shumë letra denoncuese me përbajtje shpifëse kundër jetës dhe vepres së tij nuk mund të kenë marrë parasysh nga faktorët e akademisë Suedese” theksoi studiuesi Stavros Dagios.

Nikos Kazantzakis lindi në 1883 në Heraklion, Kretë. Nga 1902 deri në 1906, studioi ligj në Universitetin e Athinës: Pastaj ai shkoi në Sorbonne në vitin 1907 për të studiuar filozofinë. Galatea Alexiu ishte muza e parë me të cilën u martua e pas ndarjes me të muza e tij u bë Eleni Samiou. Të dyja gratë mbështetën dhe frymëzuan autorin. Ndërmjet viteve 1922 dhe vdekjes së tij në 1957, ai qëndroi në Paris dhe Berlin , Itali, Rusi , Spanjë dhe më pas në Qipro, Egjipt ne Malin Sinai, Çekosllovaki, Nicë, Kinë, Japoni. Në vitin 1946, Shoqata e Shkrimtarëve Grekë rekomandoi që Kazantzakis dhe Angelos Sikelianos të marrin Çmimin Nobel për Letërsi. Këshilli Botëror i Paqes i dha Çmimin e Paqes shkrimtarit Nikos Kazantzakis në vitin 1956 në Vjenë. Në fund të vitit 1957, edhe pse vuante nga leuçemia, ai u nis për një udhëtim të fundit në Kinë dhe Japoni. Ai u transferua në Freiburg, Gjermani, ku vdiq. Ai është varrosur në murin që rrethon qytetin e Heraklionit pranë portës së Çanisë. Epitafi i tij thotë: “Unë shpresoj për asgjë, nuk kam frikë asgjë, unë jam i lirë”. Romanet më të famshme të Nikos Kazantzakis janë: Zorba greke, Krishti i rekrutuar, kapiten Michalis, Tundimi i fundit i Krishtit, etj.

Sicred