KRYEFAQJA » LAJME » Pse gaboi Ferrari në Monza?

Pse gaboi Ferrari në Monza?

Çmimi i Madh Italisë 2018 do të mbahet mend nga tifozët e Ferrarit si gara e rasteve të humbura. Makinat Ferrari e mbyllën garën me raikonen në vend të dytë e Fetel në të katërtin, edhe pse të dy ishin në vijën e parë në nisje.  Mercedes dhe Ljuis hemilton fituan të dielën në Monza duke e thelluar avantazhin në renditjen si për pilotë ashtu edhe për makina. Meritë kanë piloti britanik dhe skuadra anglo-gjermane, që shfrytëzuan mangësitë dhe gabimet e Ferrarit që u kthye në shtëpi jo me rezultatet e pritshme. Por ku gaboi Ferrari në Monza?

Mungesa e rregullit në skuadër

Ndërsa Mercedes kuptoi se për të synuar kampionatin gjithë vëmendja duhet çuar te hemilton, Ferrari nuk bëri të ashtuquajturën lojë-skuadre. Strategjia e Botas për ta mbajtur Raikonen mbrapa sa më shumë që të konsumonte gomat dhe të afrohej Hemilton rezultoi efikase. ndërsa Ferrari I la të lirë pilotët, që luftuan sikur ishin armiqtë më të mëdhenj, në momentin kur ishin pranë në pistë, në xhiron e parë. Zërat e këqinj thonë se kështu do të jetë deri në fund të sezonit, duke parë se Raikonen nuk do ta rinovojë më kontratën me Ferrarin, e kështu ai do të bëjë garën e tij pa menduar aspak për Fetel.

Ndalesa në bokse jo në kohën e duhur

Pse, Kimi Raikonen arriti me goma tejet të konsumuara në fund të garës? Gomat e tij Pirelli u ndërruan shumë shpejt, në krahasim me Hemilton, e duke qenë prapa Botas  u konsumuan nga fluksi aerodinamik që krijohet kur rri shumë kohë pranë, prapa një makine. Te Mercedes e dinin këtë, dhe këtu lindi strategjia e tyre. Por pse gaboi në kohë Ferrari? Sepse Mercedes I nxorri mekanikët e tij gjoja sikur do të prisnin një makinë, duke krijuar kaos te Ferrari. E strategët e skuadrës së kuqe e hëngrën karremin menjëherë, duke futur Raikonen menjëherë i cili doli në pistë pas Bottas. Pra nëse Ferrari ka një makinë më të shpejtë se të tjerat, i mbetet strategjisë që duhet të zgjedhin për ta ndihmuar atë.

Fetel më latin se gjerman

Sebastian Fetel u përplas me Hemilton duke prëfunduar në fund. Gjermani thotë se Hemilton nuk i la hapësirë, por komisarët e pistër vendosën me të drejtë të mos penalizojnë asnjerin, sepse prej kohësh këto lloj përplasjesh janë quajtur si aksidente të lehta garash. Fettel kërkoi ta fitojë garën që në xhiron e parë pa menduar për kampionatin në vazhdim. Temperamenti latin i gjermanit po e penalizon shumë atë duke menduar edhe gabimet që ka bërë në Le Castellet e a Hockenheim, kupton edhe pikët që ka humbur. Me përjashtim të disa rasteve, duket se Fettel është më komod kur ndodhet në krye të garës e pa patur ndonjë problem. Kjo nuk është gjë e keqe por nëse do të fitosh botërorin duhet të dish të fitosh edhe kur ndodhesh në vështirësi. Por nëse Hemilton arrin të fitojë me forcë edhe kur ndodhet në vështirësi, pse Fetel nuk arrin ta bëjë këtë?

Sicred