KRYEFAQJA » LAJME » PS të dielën mbledh asamblenë
PS mbledh asamblenë

PS të dielën mbledh asamblenë

PS, fituesja e vetme e zgjedhjeve parlamentare të 25 qershorit, pritet të mbledhi të dielën asamblenë e saj. Ky është aktiviteti më i rëndësishëm i saj pas fitores në zgjedhje dhe para mbledhjes së parlamentit të ri.

Sipas njoftimeve në këtë mbledhje do të ketë disa raporte. Taulant Balla do të bëjë një raportim nga grupi i punës për veprimtarinë parlamentare, Milva Ekonomi do të paraqesë një raport për dëgjesat publike pas zgjedhjeve, Niko Peleshi do paraqesë një raport për ristrukturimin e institucioneve, Arben Ahmetaj do të paraqesë një raport për lehtësimin e procedurës burokratike, ndërsa Blerina Gjylameti do të bëjë publike bilancin e zgjedhjeve dhe raportin për organizimin elektoral të PS.

Nga ana e tij kryeministri Edi Rama pritet të mbajë fjalën përmbyllëse ku do të bëjë dhe një bilanc të zgjedhjeve të qershorit dhe sfidat e 4 vjeçarit të ardhshëm për PS e cila do të udhëheqie vetme. Sipas disa mediave pritet të ketë disa ndryshime strukturore në qeveri dhe pa dyshim emra të rinj në drejtim.

Sicred