KRYEFAQJA » LAJME » PS sulmon opozitën dhe KQZ

PS sulmon opozitën dhe KQZ

Lufta politike mes socialistëve dhe demokratëve zhvendoset tanimë në një tjetër plan. Dy partitë më të mëdha në vend po akuzojnë njëra tjetrën se fshehin në rradhët e tyre njerëz të inkriminuar, të cilët gëzojnë edhe funksione publike. Deputetja socialiste Klotilda Ferhati në një dalje për mediat nga ambientet e parlamentit hodhi dyshime se kreu i PD Lulzim Basha ka ndikuar tek kreu i KQZ Klement Zguri për të arkivuar dosjen e kreut të Bashkisë së Mallakastrës Agron Kapllanaj, që për socialistët është person i inkriminuar. Po sipas zonjës Ferhati KQZ ka shkelur me këtë rast ligjin.
Socialistët thonë se kreu i opozitës po aplikon standarde të dyfishta. Opozita, thotë deputetja socialiste nuk flet për njerëzit e saj të inkriminuar, ndryshe nga sa kanë vepruar socialistët deri me sot. “Kryeministri Rama dhe kjo maxhorancë kanë dhënë shembullin nënshtrimit ndaj ligjit” tha zonja Ferhati duke përmendur rastin e ish kreut të Bashkisë së Kavajës Elvis Rroshit i shkarkuar nga detyra me vendim të qeverisë socialiste.
Të martën 49 deputetë socialistë i dorëzuan Gjykatës Kushtetuese një kërkesë për të shpallur të pavlefshem vendimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, që la në detyrë kryebashkiakun e Mallakastrës, ndaj të cilit socialistët thonë se rëndojnë dënime për vepra penale.

Sicred