KRYEFAQJA » LAJME » PS-reforma zgjedhore sipas paktit të 18 Majit

PS-reforma zgjedhore sipas paktit të 18 Majit

Parlamenti shqiptar ka bërë gati projekt vendimin për të ngritur komisionin e posaçëm parlamentar që do të merret me ndryshimin e ligjit të zgjedhjeve.
Por përberja e komisionit nuk dihet ende edhe pse socialistët dhe demokratët kanë rënë dakord për dy bashkëkryetarët, Bledi Çuçi dhe Oerd Bylykbashi.
“Ju lutem mos hyni në çështje numrash sepse sado kohë që dëshira jonë është për dialog konstant dhe konsensus të plotë me opozitën dob të presim një propozim nga opozita” u tha kreu u grupit parlamentar socialist Taulant Balla sot gazetarëve.
Gjatë deklarimit të tij Taulant Balla zbuloi edhe një detaj jo pak të rëndësishëm që tregon se socialistët do të kërkojnë konsensus me demokratët sipas marrëveshjes së arritur në 18 maj mes zoti Rama dhe zotit Basha. “Ne i qëndrojmë marrëveshjes së 18 majit” tha zoti Balla. Sipas tij “Opozita nuk ka gati ende formulën për kompozimin, përfaqësimin. Sa më parë ta ketë gati, sigurisht do të bëhet edhe vendimi për përbërjen” tha zoti Balla.
Sipas projektvendimit përbërja e komisionit të posaçëm do te reflektojë grupet parlamentare të kuvendit, dhe për momentin Partia Socialiste po pret opozitën për të mësuar sesi do të pozicionohet grupi i LSI në këtë strukturë.

Sicred