KRYEFAQJA » LAJME » PS publikon listën e kadidatëve për deputetë, Rama i gjashti në Vlorë
PS mbledh asamblenë

PS publikon listën e kadidatëve për deputetë, Rama i gjashti në Vlorë

Partisë Socialiste, ka bërë publike mbrëmjen e së shtunës, vetëm pak orë para përfundimit të afatit listat e kandidatëve për deputetë në 12 qarqet e vendit, me të cilët ajo do të konkurojë në zgjedhjet parlamentare të 18 qershorit. Listat u prezantuan nga koordinatorët e PS në qarqe. Sipas tyre listat janë konluduar pas një proçesi të gjatë konsultimesh. Ato janë hartuar duke patur parasysh që kandidatët duhet të plotësonin pritshmëritë e publikut që përfaqësojnë, treva, komunitete, shtresa shoqërore. Lista është konsultuar dhe është marrë opinionin i Prokurorit të Përgjithshëm, dhe çdo kandidat ka kaluar në proçes skanimi.

Bien në sy prania e emrave të rinj dhe mungesa e politikanëve veteranë socialistë. Disa prej tyre kanë deklaruar paraprakisht e nuk do të kandidojnë. Por më shumë tërheq vemendjen mungesa në krye të listave të figurave kryesore socialiste. Kështu kryeministri Edi Rama do të kandidojë sërish në Qarkun e Vlorës, por është i gjashti në listë. Edhe sekretari i përgjithshëm i PS Gramoz Ruçi do të jetë i nënti në Fier.  Në disa media këto pozicionime komentohen si një tentative e PS për të sfiduar opozitën të marri pjesë në zgjedhje.

Sicred