KRYEFAQJA » LAJME » PS-Opozita të ankohet në Kushtetuese

PS-Opozita të ankohet në Kushtetuese

Vetëm dy orë para se kandidatët për prokurorë të përgjithshëm të dëgjoheshin para deputetëve Ulsi Manja, kryetar i komisionit të ligjeve ftoi opoziten të bëhet pjesë e proçesit që do të zëvëndësoje përkohësisht Adriatik Llallen, mandati i të cilit ka përfunduar gjashtë ditë më parë. Duke garantuar një proces transparent Ulsi Manja tha se opozita nëse ka pretendime për proçesin e zgjedhjes së prokurorit të ri, mund t’i drejtohet Gjykates Kushtetuese. “Opozita ka në dorë të ankohet sipas kushtetutes në kushtetuese. Basha ta lexoje kushtetuten vetë, ta lexoje si jurist dhe jo ta dëgjoje nga të tjerët që edhe duan t’i bëjnë qejfin kryetarit” tha Ulsi Manja. Këto deklarime u bënë para se në Komisionin e Ligjeve siç e parashikon rregullorja e Kuvendit të dëgjohen 7 kandidatët për Prokuror të Përkohshëm.

Sicred