KRYEFAQJA » LAJME » PS, kryesia zëvendëson Tahirin me Gjylametin dhe Spiropalin
PS mbledh asamblenë

PS, kryesia zëvendëson Tahirin me Gjylametin dhe Spiropalin

 

Partia Socialiste ka vendosur dy deputetet socialiste Blerina Gjylameti dhe Elisa Spiropali, përkatësisht në postet e kryetares së Partisë Socialiste për Tiranën dhe koordinatores kombëtare të Bashkëqeverisjes. Kjo u bë e ditur nga sekretari i përgjithshëm dhe kreu i grupit parlamentar socialist Taulant Balla pas mbledhjes së kryesisë së partisë që u mbajt të martën pas dite. Ato zëvëndësojnë në këto detyra deputetin Saimir Tahiri. Zoti Tahiri  është liruar nga të gjitha detyrat partiake pas një procesi hetimor të nisur ndaj tij si i dyshuar për krijimin e grupeve kriminale për prodhimin dhe trafikimin e narkotikëve.

Sicred