KRYEFAQJA » LAJME » PS drejt marrjes së 76 mandateve
PS drejt marrjes së 76 mandateve

PS drejt marrjes së 76 mandateve

Sipas të dhënave më të fundit nga KQZ pasi janë përpunuar 40.49 përqind e votave PS vazhdon të jetë edhe më tej kryesuese e zgjedhjeve të 25 qershorit. Deri tani ajo ka marrë 305.317 vota, ose 49.48 përqind. Rivalja e saj më e afërt mbetet PD me 175.458 mijë vota ose 28.43 përqind. LSI është e treta me 91.661 vota ose 14.85 përqind. Sipas këtyre të dhënave projeksioni i vendeve në parlament është 76 vende për PS, 41 vende për PD dhe 20 vende për LSI. Tre vendet e tjera ndahen 2 për PDIU dhe 1 për PSD e cila duket se do të rikthehet në parlament pas disa vitesh mungesë.
Rreth këtyre rezultateve ende nuk ka reagime të udhëheqësve politikë apo forcave politike.

Sicred