KRYEFAQJA » LAJME » PS drejt fitores së zgjedhjeve
PS drejt fitores së zgjedhjeve

PS drejt fitores së zgjedhjeve

Kur ka mbetur për tu numëruar më pak se 5 përqind e qendrave të votimit, PS e kryeministrit Edi Rama po shkon e sigurt drejt fitores së zgjedhjeve të përgjithshme të 25 qershorit. Sipas të dhënave të KQZ ajo ka siguruar deri tani 74 vota, duke marrë shumicën e deputetëve në parlamentin me 140 vende. Në vend të dytë është PD e opozitës së djathtë me 43 vende, ndërsa në vendin e tretë LSI me 19 vende. PDIU do të jetë në parlament me 3 deputetë ndërsa PSD me 1 deputet. Numërimet e kutive të fundit mund të sjellin ndryshime të vogla.
Udhëheqësit politikë ende nuk kanë bërë deklarimet e rastit, por mendohet që festa e socialistëve pritet të fillojë menjëherë sapo të numërohet dhe kutia e fundit.

Sicred