KRYEFAQJA » LAJME » PS, deputetët socialistë dhe qeveria, nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi
PS, deputetët socialistë dhe qeveria, nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi

PS, deputetët socialistë dhe qeveria, nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi

Ështe firmosur sot marrëveshja e bashkëpunimit mes deputetëve të Partisë Socialiste dhe ministrave të qeverisë, marrëveshje kjo që u quajt nga kryeministri Rama si “një libërth rregullash i bashkëjetesës sonë politikë”. Sipas kryeministrit Rama, kjo marrëveshje rregullon fushat dhe mjetet që sigurojnë bashkëveprimin mes qeverisë, grupit parlamentar dhe partisë në funksion të një cilësie të re të komunikimit të brendshëm me publikun, kohezionit të vendimmarrjes dhe objektivave dhe të vendimeve që marrin sëbashku.
Marrëveshja mes deputetëve socialsitë dhe ministrave vlerësohet se përbën një pikë të palëvizshme referimi për deputetët si dhe të gjitha nivelet drejtuese në funskion të jetësimit të bashkëqeverisjes me njerëzit e zakonshëm.
Një nga pikat kryesore të saj është që deputeti duhet të shkojë një herë në muaj pranë bazës, për të dëgjuar shqetësimet e saj. Në të parashikohet që qeveria gjatë një viti të mblidhet të paktën një herë në një qark. Deputetët do të zhvillojnë takime me ministrat për punën e bërë nga këta të fundit. Sipas kreut të grupit parlamentar të Partisë Socialiste Balla, kjo marrëveshje është praktikë e zakonshme në vendet e Europës Perëndimore.

Sicred