KRYEFAQJA » LAJME » PS, Balla: Propozimi i Bashës për veting është propagandë!
PS, Balla: Propozimi i Bashës për veting është propagandë!

PS, Balla: Propozimi i Bashës për veting është propagandë!

Partia Socialiste, më e madhja e maxhorancës në pushtet ka shprehur vendosmërinë për ndërmarrjen e vetingut në politikë, por e ka konsideruar si propagandë propozimin e kreut të opozitës Lulzim Basha. “Propozimi i Bashës për vetting të politikës është një propagandë e tij. Ne jemi gati për vetting të vërtetë dhe këtë e garanton 100% reforma në drejtësi” ka thënë numri dy i PS Taulant Balla, njëherësh edhe kreu i grupit parlamentar socialit gjatë mbledhjes së të hënës. Sipas tij Byroja Kombëtare e Hetimit dhe SPAK-u garantojnë plotësisht vettingun për politikanët.
Javën e kaluar kreu i opozitës Lulzim Basha gjatë një mbledhje të opozitës në Elbasan publikoi një propozim për vetingun e politikanëve shqiptarë, përmes një ligji që do të kërkonte ndryshime kushtetuese. Kryeministri Edi Rama reagoi duke mbështetur vetingun në politikë, por tha se këtë e garanton Reforma në Drejtësi. Opozita akuzoi Ramën se kishte frikë nga vetingu ndaj kundërshtonte ligjin, por PS tha se propozimi i PD është i paqartë.

Sicred