KRYEFAQJA » LAJME » Ekonomi » Protestojnë ndërtuesit e by paseve në Fier dhe Vlorë: Duam paret tona!

Protestojnë ndërtuesit e by paseve në Fier dhe Vlorë: Duam paret tona!

Punonjësit e kompanive nënkontraktore që punuan për ndërtimin e by passeve të Vlorës dhe Fierit, kanë protestuar sërish, duke bllokuar për rreth 30 minuta qarkullimin në hyrje të autostradës Vlorë – Levan. Ndërsa është lajmëruar mbajtja e një tenderi që do të mundësojë përfundimin e punimeve të tejzagjatur në këte aks rrugor, 55 kompanitë kanë reaguar duke kërkuar shlyerjen e detyrimeve që u ka ARRSH.

“Ne si kompani kemi investuar në këto dy projekte 9.5 milionë euro, të cilat deri më sot nuk na janë paguar, Jemi detyruar të marrim kredi dhe overdraft për të përballuar masat shtrënguese që kanë marrë ndaj nes organet tatimore, pasi ne nuk kemi qenë në gjendje të paguanim detyrimet” tha një prej protestuesve. “Ne po përpiqemi të bëjmë të pamundurën të zbatojmë ligjet e shtetit për të paguar TVSH, tatimin mbi fitimin dhe sigurimet shoqërore” shtoi ai.

Përfaqësuesi i një kompanie tha se ata kanë punuar ditë e natë dhe nuk janë paguar për punën e kryer. “Zoti kryeministër po na falimentoni! Fondi europian është në bankë, punën e kemi bërë, lekët nuk po na i jepni, pse?” pyeti ai. “Ne nuk kërkojmë lekë fantazëm, por ato që kemi faturuar ligjërisht” shtoi protestuesi.

Protestuesit kërcënuan se në rast të mos pagesës së tyre,  protestat do të përshkallëzohen deri në bllokimin total të aksit kryesor që lidh Fierin me Vlorën, që është pjesë e rrugës nacionale.  Kjo nuk është protesta e parë e këtyre subjekteve.

Sicred