KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Bruksel, protesta kundër paktit të OKB-së për migracionin
Protestojnë këtë të dielë në Bruksel kundër paktit të OKB-së për migracionin

Bruksel, protesta kundër paktit të OKB-së për migracionin

Mijëra persona protestuan këtë të dielë në Bruksel kundër paktit të OKB-së për migracionin që u nënshkrua javën e shkuar në Marakesh të Marokut. Protesta u thirr nga partitë flamande të krahut të djathtë të cilat argumentojnë se pakti në fjalë mund të cojë në rritjen e imigracionit. Policia përdori gaz lotsjellës dhe ujë pasi situata degradoi në përleshje. Rreth 5 mijë protestues morën pjesë në protestën e së dielës. Ndërkohë, një anti-protestë e organizuar nga grupet e krahut të majtë dhe organizatat e bamirësisë u organizua në qendër të Brukselit. Anëtari më I madh I koalicionit qeverisës belg, partia e krahut të djathtë NVA, u largua nga qeveria të dielën e shkuar në shenjë proteste ndaj vendimit të kryeministrit Sharl Mishel për nënshkrimin e marrëveshjes së Marakeshit. Në muajin korrik të këtij viti, 196 vendet anëtare të OKB-së ranë dakord për marrëveshjen në fjalë e cila synon një migrim të rregullt dhe të sigurtë. Javën e shkuar ajo u nënshkrua nga 164 vende në Marakesh, ndërsa SHBA-të si dhe një numër shtetesh europiane, përfshi Austrinë, Hungarinë, Poloninë dhe Sllovakinë, refuzuan ta miratonin zyrtarisht marrëveshjen, e cila pavarësisht se jo ligjërisht e detyrueshme, synon ndërmarrjen e një përqasjeje ndërkombëtare për migracionin që riafirmon të drejtat sovrane të shteteve për të përcaktuar politika e tyre kombëtare të migradcionin dhe gjithashtu konfirmon rëndësinë thelbësore të migracionint të ligjshëm. Por kritikët e saj në Europë besojnë se marrëveshja do të cojë në një rritje të numrit të migrantëve në kontinent.

Sicred
WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com