KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Protestë pro pavarësisë në Katalonjë
Protestë pro pavarësisë në Katalonjë

Protestë pro pavarësisë në Katalonjë

Disa rrugë kryesore dhe linja hekurudhore u bllokuan sot në Katalojnë nga një protestë e organizuar nga aktivistët pro-pavarësisë së krahinës. Protestuesit, disa prej të cilëve mbajnë flamuj separatistë, kërkojnë lirimin e liderëve të shkarkuar të krahinës. Ndërkohë, është thirrur edhe një grevë e përgjithshme, por sindikatat kryesore janë shprehur se nuk do të marrin pjesë në të pasi ligji spanjoll ndalon zhvillimin e grevave për arsye politike. Protestuesit kanë ecur mbi shinat e trenave, duke shkaktuar kështu ndërprerjen e shërbimeve. Mediat e huaja raportojnë se pjesëmarrja në grevë është e ulët në Barcelonë. Tetë politikanë rajonalë janë në arrest me burg për shkak se Madridi ngriti ndaj tyre akuzat e rebelimit dhe shkaktimit të trazirave pas shpalljes së njëanshme të pavarësisë. Ndërsa ish lideri katalanas Karlos Puixhdemon dhe katër ish-ministra të qeverisë rajonale u larguan për në Belgjikë pasi qeveria spanjolle vendosi sundimin e drejtpërdrejtë në krahinë.

Sicred