Qytetarë dhe deputetë të opozitës kanë qëndruar para drejtorisë së policisë së Tiranës, në mbështetje të të ndaluarve të protestës në rrugën e Kombit. Qytetarët e kanë konsideruar tejet të lartë tarifën e vendosur për këtë aks të rëndësishëm rrugor, sikundër ndalimin e protestuesve. Ata kërkuan lirimin e protestuesve, duke i bërë apel Kryeministrit të ndalë dhunën qeveritare.
Deputet e opozitës i kërkuan Kryeministrit të reflektojë, duke e konsideruar armiqesor ndaj qytetarëve sjelljen e tij. Ligjvënësit opozitarë duke e konsideruar tarifën e rrugës një mjet tjetër përfitues për pushtetarët, i kërkuan shefit të qeverisë të mos e përhapë me tej skandalin, duke ndalur protestuesit.
Qytetarët dhe deputetë të opozitës, fillimisht ishin në trotuarin e drejtorisë së policisë. Sipas tyre, unifomat blu i kanë detyruar të zbresin në rrugë, që ka çuar edhe në bllokimin e rrugës.