KRYEFAQJA » LAJME » Protestë në Tiranë: Lironi të arrestuarit në Kukës!
Vazhdojnë protestat para Drejtorisë së Policisë së Tiranës

Protestë në Tiranë: Lironi të arrestuarit në Kukës!

Drejtoria e Policisë së Tiranës, ku mbahen të arrestuarit pas ngjarjeve të dhunshme në “Rrugën e Kombit”, është bërë epiqendra e një proteste të familjarëve të tyre, por të mbështetur edhe nga pjestarë të shoqërisë civile dhe përkrahës të opozitës. Në formë ultimative ata i kanë kërkuar kryeministrit Rama lirimin e të ndaluarve, sipas tyre përpara se të jetë vonë. “Ata duhet të lirohen sa më parë. Ata qëndrojnë në burg për të plotësuar dëshirat e Edi Ramës, sa nuk është vonë, ai duhet t’i lirojë sa më parë” tha një protestues.

Një ditë më parë kryeministri Rama u shpreh i vendosur se ata që shkatërruan pronën do të marrin përgjigjen e merituar. Disa media kanë shfaqur sot regjistrime ka dhuna e  shfrenuar ushtruar nga disa qytetarë për shkatërrimin e  pikës së pagesës për kalimin në “Rrugën e Kombit”.

Një kordon me policë kanë qëndruar para protestuesve për të mos lejuar përshkallëzimin e situatës. Qarkullimi normal për makinat dhe qytetarët është ndërprerë për disa kohë.

Sicred