KRYEFAQJA » LAJME » Protestë edhe banorët e Dërmenasit për by-passi-n e Fierit

Protestë edhe banorët e Dërmenasit për by-passi-n e Fierit

Dy ditë pas protestës së ish punonjësve të by-passit të Fierit, për pagat e prapambetura, punonjësëve të kësaj vepre, edhe disa dhjetra familje të Dërmenasit kanë protestuar duke kërkuar dëmshpërblimin për tokën ku kalon rruga.

Sipas banoreve prej fillimit të punimeve të by-passit të Fierit dhe deri më sot qeveria shqiptare nuk ka kthyer asnjë përgjigje për kompensimin në vlerë monetare të tokave që sot jane mbuluar nga traseja e by-passit.

By-passi Fierit ka mbetur pezull prej disa vitesh, për shkak të probleme që lindën me kontraktorin Italian Serenissima, që braktisi punimet, duke ia vënë fajin nënkontraktorëve që kishin marrë pagesën dhe nuk kishin kryer punimet

Se fundmi Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim si dhe Banka Europiane e Investimeve kanë miratuar si fitues: Për By-pass-in e Fierit kompaninë kuvajtiane “CGC, Combined Group Contracting”

Kompania italiane Serenissima Costruzioni S.p.A ka fituar tenderin ndërkombëtar për ndërtimin e By-Passit të Fierit duke nënshkruar kontratën me Autoritetin kompetent me 18 Mars 2013. Serenissima Costruzioni S.p.A. që kur fitoi tenderin në Shqipëri vendosi t’ia nënkontraktojë një pjesë të punimeve disa shoqërive. Nënkontraktohet deri me sot rezultojnë tetë. Më herët këtë vit gjykata e ka dhënë të drejtë një prej nënkontraktorëve, kompanisë CAE për të arkëtuar detyrime në vlerën e 16.2 milionë euro ndaj kompanisë italiane Serenissima.

Sicred