KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Protestat në Britani për daljen e Britanisë nga BE
Protestat në Britani për daljen e Britanisë nga BE

Protestat në Britani për daljen e Britanisë nga BE

Qytetarë të shumtë britanikë kanë protestuar në rrugët e Londrës për të kërkuar votimin e marrëveshjes që i lejon Britanisë daljen nga BE-ja. Protestuesit kanë deklaruar se kanë humbur durimin me procesin e tejzgjatur dhe kërkojnë votimin, cilado qoftë ujdija që Mbretëria e Bashkuar arrin me Unionin. Mijëra njerëz janë mbledhur përpara selisë së Parlamentit, në një kohë kur kanë kaluar dy vjet nga referendumi popullor që vendosi braktisjen e Unionit. Organizatorët, mes të cilëve lëvizja “Vota e Popullit”, kanë deklaruar se Brexit nuk kërkon një marrëveshje sipas humorit të politikës dhe për këtë qytetarët duhet të ngrenë zërin. Manifestimi vjen në një kohë kur anëtarë të kabinetit qeveritar, mes të cilëve Liam Fox dhe David Davis, insistojnë se Mbretëria e Bashkuar është gati të braktisë bisedimet me Brukselin edhe pa një marrëveshje. Tubimi është pjesë e fushatës së quajtur “Aksioni Veror”, që ka si qëllim rritjen e presionit mbi kryeministren Theresa May dhe liderin e opozitës Jeremy Corbyn. Ndërkohë, disa qindra persona të tjerë janë bashkuar në një anti-protestë po në Londër, të udhëhequr nga një veteran i Luftës së Dytë Botërore e që mbështesin qëndrimin në BE.

Sicred