KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Protestat kundër qeverisë në Madrid
Protestat kundër qeverisë në Madrid

Protestat kundër qeverisë në Madrid

Dhjetra mijëra persona u mblodhën në Madrid në një protestë të organizuar nga partitë e krahut të djathtë kundër planit të qëverisë spanjolle që synon reduktimin e tensioneve në krahinën e Katalonjjës. Partia Popullore e qendrës së djahtë dhe Sudadanos thonë se plani i kryeministrit Pedro Sancez për të caktuar një ndërmjetës për bisedimet me spearatistës ishte tradhëti.

Protestuesit mbushën sheshin Kolombi të kryeqytetit spanjoll dhe rrugët rreth tij duke bërtitur rroftë spanja. Sipas policisë, numri i tyre ishte rreth 45 mijë. Protestuesit thonë se oferta e qeverisë për separatistët për të mbajtur bisedime dhe për të caktuar një raporter të vecantë do të thotë kapitullim dhe ata gjithashtu kërkojnë që zgjedhjet që janë planifikuar të mbahen në vitin 2020, të mbahen më shpejt. Por si e djashta, edhe socialistët në pushtetit janë kundër pavarësisë katalanse. Ndërkohë, kryeminisisti Sancez është shprehur se Partia e tij socialiste ka qenë gjithmonë për dialog, dhe tashmë po përpiqej të zgjidhte një krizë që ishte përkeqësuar nga Partia Popullore gjatë kohës që kjo e fundit ka qenë në pushtet. Ndërsa të premten, qeveria tha se separatistët kishte refuzuar kërkesën për dialog. Këta të fundit kërkojnë një referendum të ri për pavarësinë.

Sicred