KRYEFAQJA » LAJME » Protesta të dhunshme në Selanik për emrin e Maqedonisë

Protesta të dhunshme në Selanik për emrin e Maqedonisë

Me shkopinj dhe mjete të tjera rrethanore të rinj të grupeve ekstremiste të djathta që mbajnë flamuj grekë sulmojnë një prej policëve të forcave speciale dhe e rrezojnë përtokë duke e qëlluar derisa në ndihmë të tij vijnë policë të tjerë. Për disa orë rresht ky ishte imazhi i qendrës së Selanikut që është shndërruar në arenë përleshjesh të ashpra mbrëmjen e së shtunës. Por ndërsa protesta e sindikatave të ndryshme kanë qenë paqësore, forca të shumta policore kanë përdorur bomba me gaz lotsjellës për të shpërndarë grupe të ekstremeve të djathta që merrnin pjesë në mitingun kryesor të zhvilluar kundër marrëveshjes së Greqisë me Maqedoninë. Tubimi është shpërndarë shumë shpejt pasi përleshjet kanë vazhduar për disa orë të shoqëruara me thirrjet “Maqedonia është greke” dhe parulla kundër qeverise Tsipras.
Në të njëjtën kohë kryeministri Aleksis Tsipras ka inaguruar Panairin e 83-të Ndërkombëtar të Selanikut dhe ka mbajtur një fjalim ku ka shpallur masat e reja sociale të qeverisë dhe shkurtime taksash, masa që sipas tij janë të parat në favor të popullit grek pas 8 vitesh krizë dhe paketash ndihme. Tsipras ka vizituar te shtunën pavionet ndërkombëtare që marrin pjesë në Panair, midis tyre edhe atë të SHBA që është vendi i nderit sivjet, i shoqëruar nga ministri amerikan i Tregtisë dhe ambasadori amerikan në Athinë.

Sicred