KRYEFAQJA » LAJME » Protesta të ashpra antikorrupsion në Rumani
Protesta të ashpra antikorrupsion në Rumani

Protesta të ashpra antikorrupsion në Rumani

Protestat kundër korrupsionit në Rumani u shoqëruan me akte dhune pasi mbi 250 mijë njerëz dolën gjatë natës në rrugët e qyteteve kryesore të vendit për të kundërshtuar dekretin e qeverisë për dekriminalizim të disa keqveprimeve zyrtare. Para ndërtesës së qeverisë në kryeqytetin Bukuresht kanë protestuar afro 150 mijë vetë. Këto janë demonstratat më të mëdha në Rumani që prej rënies së komunizmit në vitin 1989. Protestuesit janë përleshur me policinë dhe, si pasojë, ka pasur të plagosur nga të dy krahet. Disa dhjetëra demonstrues janë arrestuar, pasi turma hodhi fishekzjarre dhe gurë kundër policisë speciale, e cila përdori gaz lotsjellës për t’i shpërndarë. Sipas dekretit të ri të qeverisë, një zyrtar mund të dënohet me burg vetëm nëse shkakton dëm që e kalon shumën prej 44 mijë eurosh. Organizatorët e protestave thonë se ky vendim i fton zyrtarët publikë të abuzojnë me detyrën e të vjedhin fonde.