KRYEFAQJA » LAJME » Protesta, studentët bllokojnë kryqëzimet në kryeqytet

Protesta, studentët bllokojnë kryqëzimet në kryeqytet

Studentët bllokuan orët e para të mëngjesit rrethrrotullimin e Fakultetit Ekonomik, dhe kryeqëzimin tek 21 dhjetori. Ndërsa një pjesë tjetër e studentëve, u vendos që në orën 10.00 ashtu siç do ditë tjetër, përpara Kryeministrisë. Ata kërkuan plotësimin e 8 kërkesave të tyre pa dialog, në të kundërt kanë paralajmëruar përshkallëzim të mëtejshëm të protestës

Mungesa e një përfaqësie i ka detyruar ata që të vendosin për veprimet që do të ndërmarrin në fakultet, përpara se t’i bashkohen protestës, përpara Kryeministrisë.

Ndryshe nga një ditë më parë, ku protesta u përbyll në orën 15.00, studentët kanë paralajmëruar se ditën e sotme protesta do të zgjasë. Do të jenë grupe studentësh, të cilët do të zëvendësohen ndërmjet tyre për të mos e lënë bosh, sheshin ërpara Kryeministrisë edhe gjatë natës.

Sicred
WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com