KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Protesta në Rusi, arrestohet Aleksej Navalnij
Protesta në Rusi, arrestohet Aleksej Navalnij

Protesta në Rusi, arrestohet Aleksej Navalnij

Policia ruse ka ndaluar liderin e opozitës Aleksej Navalnij gjatë një proteste që po mbahej në mbështetje të bojkotit të zgjedhjeve presidenciale të 18 marsit. – Më kanë ndaluar, – shkruajti zoti Navalnij në rrjetin social Twitter. – Por kjo s’do të thotë asgjë, pasi ka shumë si ne. Dikush të më zëvendësojë, – shtoi ai, duke u kërkuar mbështetësve të tij t’u bashkohen protestave të cilat zhvillohen sot në më shumë se 100 qytete të vendit. Më herët, policia bastisi zyrat e tij në Moskë, duke sekuestruar pajisjet e tyre. Zoti Navalnij nuk u lejua të kandidonte përballë presidentit aktual Putin. Pamjet e publikuara nga mediat e huaja, tregojnë se kryeopozitari rus gati u tërhoq zvarrë nga policia gjatë arrestimit. Ndërkohë, më shumë se 180 persona janë ndaluar në të gjithë vendin.

Sicred