KRYEFAQJA » LAJME » Ekonomi » Protesta në “Rrugën e Kombit”, Basha thirrje Ramës: Pezullo tarifën!
Basha : Shqiptarët po shohin fytyrën e vërtetë të shtetit kriminal të Edi Ramës

Protesta në “Rrugën e Kombit”, Basha thirrje Ramës: Pezullo tarifën!

Kryetari i PD në opozitë Lulzim Basha, i ka kërkuar kryeministrit Edi Rama “të pezullojë menjëherë tarifën e Rrugës së Kombit”. Deklaratën e tij zoti Basha e bëri në një deklaratë nga selia e PD, pas protestave të dhunshme të ditës së sotme në pikën e pagesës së “Rrugës së Kombit”. Sipas zotit Basha tarifa është ndëshkim për qytetarët e një prej zonave më të varfra në vend. Kreu i PD tha se Rama e vendosi tarifën me dhunën e kartonave në parlamen dhe me dhunën e policisë. Zoti Basha këmbënguli se “Pagesa për mirëmbajtjen të kryhet nga fondi i taskës së qarkullimit plot 200 milionë euro në vit”. Kryetari i opozitës tha se ky është vetëm fillimi pasi “nga nesër një grabitje tjetër e madhe do i bëhet popullit me rritjen e taksës së pronës dhe TVSH e biznesit”.

Sicred