KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Protesta në Rohinxha

Protesta në Rohinxha

Dhjetëra mijëra refugjatë Rohinxha zhvilluan sot protesta në njëvjetorin e ndërhyrjes ushtarake të Mianmarit ndaj këtij minoriteti me shumicë muslimane. Protestuesit në kampin më të madh të botës në Bangladesh kërkuan drejtësi, duke mbajtur në duar banera ku shkruhej “Kurrë më”. Ushtria e Mianmarit ndërhryi ndaj këtij grupi etnik pasi në 25 gusht të vitit të shkuar, militantët Rohixhna sulmuan policinë në shtetit e Arakanit, aty ku edhe jetojnë Rohinxhat, duke shkaktuar largimin e më shumë se 700 mijë prej tyre.  Kombet e Bashkuara e kanë quajtur ofensivën ushtarake në Arakan si një shembull për të pasqyruar spastrimin etnik në librat e shkollës. Refugjatët që u alrguan nga dhuna kanë treguar histori të tmerrshme dhunë seksuale dhe torture. Sipas Mjekëve pa Kufi, të paktën 6700 Rohinxha, mes të cilëve të paktën 730 fëmijë të moshës nën pesë vjc, u vranë në muajin e parë pas shpërthimit të dhunës. Por qeveria e Mianmarit thotë se lufton militantët Rohinxha dhe nuk shënjestron civilët.

Sicred