KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Protesta në Palestinë pas vendimit të Trump për njohjen e Jeruzalemit

Protesta në Palestinë pas vendimit të Trump për njohjen e Jeruzalemit

Vendimi i Trump per njohjen e Jeruzalemit si kryeqytet të izraelit, u prit me mospëlqim në të gjithë botën. Izraeli dislokoi me qindra trupa shtesë në bregun perëndimor, ndërsa palestinezët u derdhën nëpër rrugë duke protestuar. Raportohen rreth 114 protestues palestinez të plagosur me armë zjarri, gaz lotsjellës dhe plumba gome nga ana e ushtarakëve izraelit. Indicdentet kryesore u regjistruan në Gaza, Betlehm, Herbron dhe Rramallah. Ata dogjën goma dhe qëlluan me gurë, ndërsa trupat izraelite përdorën gazin lotsjellës, plumbat e manovrave, por edhe ata të vërtetë. Një raketë e hedhur nga Rripi i Gazës shpërtheu në Izraelin jugor, ndërsa disa të tjera, sipas ushtrisë izraelite, dështuan. Si kundërpërgjigje, një tank izraelit dhe një avion ushtarak, mori në shënjestër dy objektiva terroriste në Gaza, tha ushtria, pa dhënë detaje të mëtejshme. Shumë nga aleatët e ngushtë të Washingtonit kanë shprehur mospajtim me lëvizjen dhe Këshilli i Sigurimit të OKB-së dhe Lidhja Arabe do të mblidhen ditët në vijim për të vendosur për reagimin e tyre. Ndërsa lëvizja Fatah e presidentit palestinez, Mahmoud Abbas, po kërkon të protestojë përmes mjeteve diplomatike dhe ka paraqitur ndërkohë një ankesë në OKB dhe në Lidhjen Arabe.

Sicred