KRYEFAQJA » LAJME » Protesta në Kukës: “Lironi Vllaznit tonë”

Protesta në Kukës: “Lironi Vllaznit tonë”

Disa dhjetra qytetarë të Kukësit protestuan paraditen e së enjtes në mbështetje të 11 protestuesve që u ndaluan në ngjarjet e dhunshme të “Rrugës së Kombit” dhe vijojnë të jenë në paraburgim. Protesta e thirrur dhe organizuar nga këshilli bashkiak i Kukësit, u mbajt përpara Gjykatës së qytetit. Protestuesit të cilët mbanin në duar pankarta ku kërkojnin lirimin e të arrestuarve, thanë se nuk do të pranojnë asnjëherë dhe nga asnjë qeveri tarifë për kalimin e “Rrugës së Kombit”. Qeveria nga ana e saj ka nisur konsultimet me grupet e interesit.

Sicred