KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Protesta në Jeruzalem; Viktima para Ambasadës së SHBA-ve
Protesta në Jeruzalem; Viktima para Ambasadës së SHBA-ve

Protesta në Jeruzalem; Viktima para Ambasadës së SHBA-ve

Të paktën 41 kanë qenë personat që kanë humbur jetën gjatë protestës së dhunshme paraditen e sotme në Jeruzalem, diten e inagurimit të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Jeruzalem. Skena dhune, viktima e mbi 900 të plagosur janë shënuar në Rripin e Gazës, teksa mijëra palestinezë kanë dalë të protestojnë kundër hapjes së ambasadës së SHBA në Jeruzalem.  Nga sa raportohet, dhjetëra prej tyre kanë plagë plumbash, të qëlluar nga forcat izraelite, të cilët sipas autoriteteve janë detyruar të përdorin armët e zjarrit për vetëmbrojtje pasi protestuesit kanë kaluar gardhin e sigurisë. Shtetet e Bashkuara të Amerikës hapin sot ambasadën e tyre të re në Jeruzalem, një lëvizje kjo e vlerësuar nga Izraeli por që dënohet nga palestinezët. Në ceremoninë që do të zhvillohej me këtë rast do të marrin pjesë edhe zyrtarë të lartë amerikanë, përfshi vajzën e presidentit Donald Tramp, Ivanka, dhe bashkëshorti i saj Xhared Kushner. Palestinezët e shohin Jeruzalemin lindor si kryeqytetin e tyre të ardhshëm, dhe sipas tyre lëvizja e SHBA-ve mbështet kontrollin nga Izraeli të të gjithë qytetit. Ndërsa Izraeli e konsideron Jeruzalemin si kryeqytetin e tij të pandashëm. Vendimi i vitit të shkuar marrë nga Presidenti Donald Tramp për ta njohur Jeruzalemin si kryeqytet të Izraelit i dha fund dekadave të tëra të neutralitetit amerikan në lidhje me këtë çështje.

Sicred